Ballkani nis sonte udhëtimin në garat evropiane, pasi është nikoqir i Ludogoretsit në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës është nikoqir i kampionit bullgar në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Therandasit janë të motivuar për këtë takim dhe të kompletuar në kërkim të rezultatit pozitiv.
Në konferencën para ndeshjes, trajneri Ilir Daja deklaroi se janë të gatshëm për këtë sfidë dhe nuk do të luajnë në mbrojtje, por që do të kërkojnë rezultat pozitiv në fushë, sikurse edicionin e kaluar kur arritën grupet e Ligës së Konferencës.
Ndeshja kthyese në Bullgari zhvillohet pas tetë ditëve apo më saktë me 19 korrik.
Nëse arrin të kalojë skuadrën bullgare, Ballkani do të kalojë në fazën e dytë kualifikuese në kompeticionit më prestigjoz të UEFA-s, mirëpo nëse eliminohet atëherë ekipi therandas aventurët evropiane do ta vazhdojë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.