Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ballkani Perëndimor pikë e 13’të në agjendën e samitit të Këshillit Europian, Costa: Ka një hov të ri në procesin e zgjerimit

Gazeta10
19 June 2026 - 10:59

Këshilli Europian do të mblidhet edhe sot në samitin dyditor që nisi dje në Bruksel.

Në agjendë të Këshillit për diskutim do të jetë edhe Ballkani Perëndimor si pika e 13’të.

Presidenti i Këshillit Europian, Antonoi Costa, në ftesën dërguar anëtarëve ka përmendur samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Mal të Zi, duke thënë se ka një “hov të ri” në procesin e zgjerimit.

“Së bashku me momentumin e ri lidhur me Ballkanin Perëndimor, siç u pa gjatë samitit tonë të fundit në Tivat me partnerët e atij rajoni, ka një hov të ripërtërirë në procesin e zgjerimit”, tha ai.

Në krye të agjendës së këtij samiti do të jetë Ukraina dhe mbështetja e Unionit ndaj saj.

“Ukraina ka dëshmuar sërish sukses në fushëbetejë, ndërsa Rusia po dështon të arrijë objektivat e saj ushtarake dhe strategjike. Sjellja gjithnjë e më e pamatur dhe e papërgjegjshme e Rusisë ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Europian është e papranueshme dhe tregon të kundërtën e forcës. Qasja jonë me dy drejtime – mbështetja për Ukrainën dhe rritja e presionit ndaj Rusisë – po jep rezultate”, tha Costa.

Ai tha se ky takim i Këshillit do të ofrojë një mundësi për të dërguar “një sinjal të fortë uniteti” dhe shpalosi pritshmëritë e tij për të mirëpritur hapjen e grupit të parë të kapitujve në negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Dje udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord të enjten të rinovojnë sanksionet ndaj Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës për edhe 12 muaj, tha një zëdhënës i kryesuesit të takimit.

Vendimi i së enjtes në këtë samit në Bruksel shënoi herën e parë që këto sanksione — të cilat synojnë sektorë të caktuar të ekonomisë ruse — rinovohen për një periudhë njëvjeçare. Më parë ato janë zgjatur çdo gjashtë muaj./ge

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.