
Ballkani ka publikuar formacionin zyrtar ndaj Viktoria Plzenit, në ndeshjen që fillon nga ora 18:45.
Ballkani do të sulmojë me tre sulmues në këtë ndeshje.
Albin Berisha, Bernard Karrica dhe Nazmi Gripshi do të jenë në vijën e sulmit.
Ballkani pas 4 ndeshjeve ka 4 pikë, ndërsa ende i ka të gjalla shpresat për kalim në fazën nokaut. Viktoria Plzen i ka 12 pikë nga 4 ndeshje dhe kryeson renditjen, ndërsa e ka siguruar kalimin në fazën nokaut. /Gazeta10/
