Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ballkani sonte synon Play-Offin e Ligës së Konferencës

Gazeta10
11 Gusht 2022 - 11:03

Ballkani sonte do ta luajë ndeshjen e kthimit kundër Klaksvikut, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, raporton Gazeta10.

Skuadra nga Theranda, në ndeshjen e parë e cila u zhvillua në “Fadil Vokrri”, triumfoi me rezultat të ngushtë 3-2.

Golat për Ballkanin në atë ndeshje i shënuan Gripshi, Korenica dhe Albion Rrahmani, ndërsa për skuadrën nga Ishujt Faroe realizoi dy herë sulmuesi, Pall Klettskaro.

Cilado nga këto skuadra që siguron kualifikimin tutje, në Play-Off do të përballet me Shkupin.

Kjo përballje luhet në Ishujt Faroe me fillim nga ora 20:00. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.