Sport

Ballkanit i refuzohet ankesa, mbetet në fuqi gjoba prej 21 mijë eurove nga UEFA

Gazeta10
02 Shkurt 2023 - 13:47

Kampionit të Kosovës, Ballkanit i është refuzuar ankesa dhe i mbetet në fuqi dënimi prej 21 mijë e 250 eurosh nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA.

Vendimi për ta dënuar Ballkanin është marrë më 7 dhjetor për ndeshjen që Ballkani e zhvilloi në Prishtinë ndaj Sllavia Pragës më 27 tetor, në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani me 12.750 euro u dënua për hedhje të gjësendeve në fushë, 4 mijë euro për ndezje të fishekzjarrëve dhe 4.500 për sjellje të pahijshme të ekipit.

Ballkani e pati humbur atë ndeshje me rezultat 1:0.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.