Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bamir Topi: Jam takuar me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë

Gazeta10
27 October 2022 - 23:37

Ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se është takuar me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë, në RTV Ora, transmeton Gazeta10.

Topi tha se kjo vizitë kishte një dimension human me disa njerëz që janë në izolim, pa ndërhyrë me çështjen e drejtësisë, por vetëm si mbështetje politike.

“Jam takuar me të gjithë ish-luftëtarët e UÇK-së në Hagë. Me secilin kemi shpenzuar 1 orë e 30 minuta. Takimi ishte vëllazëror dhe kemi bashkëpunuar me ta në nivel bashkëpunimi. Kam bërë vizitën e parë ku Thaçi ishte kryeministër, Krasniqi kreu i Kuvendit”.

“Kjo vizitë kishte një dimension human me disa njerëz që janë në izolim. Pa ndërhyrë me çështjen e drejtësisë, pasi askush nuk mund të ndërhyjë, por kjo nuk na ndalon që ta konsideronim si një mbështetje politike, meqë akuzat po ashtu janë ngritur me një mbështetje politike serbe dhe ruse. Janë njerëz në izolim dhe çdo njeri që e ka përjetuar, kur nuk bën dot jetën tënde, por në standardin e burgjeve që ka Evropa, ata kanë qasje për informacion dhe kanë kushte aty”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.