Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banorët e Arbërisë kundërshtojnë mbylljen e një rruge në Prishtinë

Gazeta10
20 October 2022 - 8:59

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmeti”, është raportuar se disa banorë të Prishtinës po kundërshtojnë mbylljen e një rruge në lagjen Arbëria të kryeqytetit, raporton Gazeta10.

Në këtë pjesë, është vendosur të ndërtohet një stacioni i policisë dhe zona ku është ndërtuar objekti është rrethuar, andaj ka shkaktuar mbylljen e një shtegu për këmbësorë.

Banori, Neshat Rizvanolli tregon shqetësimet e tij lidhur me mbylljen e këtij shtegu.

“Gjithmonë këtu ka ekzistuar një shteg afër ndërtesave të USAID-it, por tani duket se ky shteg për këmbësorë do të mbyllet pasi që po shihni se është rrethuar dhe është një derë kur do të vendoset shfrytëzimi i ndërtesës që ka lënë USAID. E ne banorët që dalim me shetit, do të mbesim, ne jemi më pak problem se mund t’i humbasim disa minuta duke u sillur për me hy në park por, problemi më i madh është tek nxënësit sepse ata duhet me u zgju edhe gjysmë ore më herët për me mbërri në shkollë. Si dhe problem janë edhe banorët që jetojnë në atë lagje, afër Parkut tek varrezat, që duhet të shkojnë një rrugë dy apo tre herë më të gjatë për të dal në qytet. Kështu që duhet të ruhet një shteg për banorët e lagjes.”, u shpreh ai.

Qytetari Rizvanolli trregoi se më herët sa objekti ishte nën pronësi të USAID-it, shtegu është shfrytëzuar edhe nga këmbësorët por edhe nga veturat dhe tani me ndërtimin e stacionit policor, shtegu është mbyllur edhe për këmbësorë./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=ofYZqhuV6Cc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.