
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se banorët e fshatit Bllacë po ankohen për mbeturinat dhe kanalizimet.
Banori tregon se kanë bërë kërkesë edhe në komunë disa herë por që sipas tij as komuna nuk ka se qfarë të bëjë dhe është përgjegjësi e banorëve.
“Kërkojmë nga komuna që ti varrosim këto mbeturina pasi këtu janë të hudhura mbeturina të ndryshme të cilat mund edhe të shkaktojnë ngordhjen e kafshëve”, tha ai.
Banorët shtojnë se hudhja e mbeturinave po ju pëngon edhe 140 shtëpive të cilat gjenden në atë lagje.
E sipas tyrë këto mbeturina janë këtu qe një kohë të gjatë./Gazeta10