Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banorët e Ferizajit ankohen për rrugët e pa asfaltuara, krahasojnë ato me livadhe

Gazeta10
27 October 2022 - 8:58

Vendasit e fshatit Gerlic në komunën e Ferizajit, në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, janë ankuar për pengesën e qarkullimit të veturave që po u shkakton një pjesë e rrugës e cila është dëmtuar.

Kjo rrugë ka qenë paraparë që të përfundojë deri në vitin 2021, por që 100 metra të saj kanë mbetur të pa asfaltuara, raporton Gazeta10.

Banorët këtë rrugë e krahasojnë me livadhe.

“Vetëm 100 metra kanë mbetur pa asfalt, ka pasur të përfundoj në vitin 2021 por nuk kanë dhënë arsye pse nuk ka përfunduar. Gjendja është katastrofë, nuk besoj që ka rrugë në Kosovë në këtë gjendje. Besoj që nëpër ara rrugët janë më të mira se këtu. Është rrugë që i lidh 3 qytete dhe e kanë lënë në këtë gjendje.”, është shprehur një qytetar.

Kjo rrugë lidh tre qytete mes vete si Vitinë, Kamenicën dhe Prishtinën.

Kanal10 ka thënë se lidhur me këtë problem, do të verifikojnë se a është nën përgjegjësinë e Komunës së Ferizajt apo Ministrisë së Infrastrukturës dhe do të kenë një përgjigje për qytetarët./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=GsX2tdpO4vc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.