
Kundërmimi që po vie si pasojë e bllokimit të rrjetit të kanalizimit, po ua pamundëson banorëve të fshatit Kishnicë qëndrimin në shtëpitë e tyre. Ata thonë se përkundër kërkesave të bëra, nga komuna ende nuk u kanë ofruar zgjidhje. Ndërkaq, nga Komuna e Graçanicës kanë premtuar se së shpejti do të intervenojnë.
Raporti: Saranda Alshiqi, Kamera: Deurit Shaljani.
Banorët e fshatit Kishnicë të Graçanicës tash e një kohë janë në hall nga kundërmimi i kanalizimit.
Kjo për shkak të bllokimeve të rrjetit.
Sipas banorëve si shkak i kundërmimit të rënd, nuk mund të hapin as dritaret.
Përveç kërkesës për mirëmbajtjen e kanalizimit, banorët thonë se kanë bërë kërkesë edhe për renovimin e objektit kolektiv që ndodhet në këtë fshat.
Për renovimin e objektit kolektiv, nënkryetari i komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti thotë se janë në dijeni dhe se do ta shqyrtojnë këtë çështje, ndërsa për problemet me kanalizim ai ka premtuar intervenim të shpejtë.
Banorët e objektit kolektiv janë ankuar se po u pamundësohet qëndrimi në banesat e tyre si pasojë e mosinvestimeve të bëra./Gazeta10