Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banorët e Gjilanit ankohen për uzurpim të parkingut

Gazeta10
10 March 2023 - 8:51

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala, është raportuar se në Gjilan, banorët duhet të paguajnë parkingun në pjesën ku e ndërtesave ku jetojnë.

Njëri nga banorët e kësaj lagje tregon se këtë problem ai e ka parashtruar për vite me radhë por që nuk ka ndryshuar asgjë.

“Të gjitha Qeveritë lokale i kam kontaktuar dhe asnjëra nuk ka rezultu në favor të banorëve, dhe asnjëri nga qytetarët e kësaj lagje nuk ka dal dhe të tregojë problemin”, tha ai.

Ai gjithashtu tregon edhe për kuponin i cili po vendoset në makina.

Banori dëshiron nga kompania private që të ketë një çmim të veçantë për banorët e kësaj lagjeje, dhe të paguhen 50-70 euro për vit.

Sipas tij kompania po i kërkon 60 euro në muaj për parkingun privat dhe kjo është një shumë e madhe për banorët e asaj pjese./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=wQZSOozOKQM

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.