
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmeti” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se banorët e Keqekollës kërkojnë rregullimin e rrugës.
Infrastruktura e dobët po i shtynë banorët e lagjes “Qelaj” të Keqekollës, të zhvendosen derisa ti bëhet një zgjidhje për rrugën e paasfaltuar.
“Rruga është katastrof, ju bëjë apel që komuna të marrë masa sa ma shpejt, fëmijët i dërgojë në shkollë në Prishtinë, tonë kohën mbjen me shpërnda qumshtin, nëse nuk gjendjet një zgjidhje athëherë më duhet me ikë edhe un prej ktuhit”, tha ai.
Ai tregon kur moti është i keq atëherë ai detyrohet që fëmijët të mos i dërgojë në shkollë./Gazeta10