
Në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala, në lagjen “Mati 1” në rrugën “Shaqir Igrishta” ajo ka raportuar se në atë lagje ujërat e zeza po rrjedhin në oborrin e banesave, raporton Gazeta10.
Banorët e asaj lagje për shkak të këtyre ujërave janë të detyruar që të kalojnë me maska për shkak të kundërmimit të erës.
Një banorë i kësaj lagje është ankuar dhe ka thënë se janë ankuar tek ujësjellësi se ata nuk vinë të pastrojnë pusetat dhe për shkak të këtyre pusetave kanë dalur edhe ujërat e zeza dhe ujërat arrijnë deri në 10 cm.
“Kjo është punë e ujësjellësit edhe se që kemi thirr disa herë ata të pastrojnë këto puseta dhe është detyrë e tyre dhe se plasim i këtyre pusetave në banesë ka ndodh ka ardhur deri në 10 cm në banesa”, ka thënë ai.
Në lidhje direkte gjithashtu kemi pasur edhe Zëdhënësen e KRU-së, Arjeta Mjeku e cila ka thënë se pusetat nuk janë të mbyllura asnjë dhe se kjo është në anën e banorëve ku ata duhet ta kryejnë këtë punë vetë./Gazeta10