Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Banorët e lagjes “Ulqini” në Prizren pa ujë të pijes

Gazeta10
14 November 2022 - 20:06

Banorët e lagjes “Ulqini” në Prizren, kanë mbetur pa të ujë të pijes për më shumë se katër muaj. Ata thonë se arsyet nuk i dinë, ndonëse vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje. Për këtë nga kompania Hidroregjioni në Prizren thonë se kjo është për shkak të rrjetit të vjetruar, për çka kanë premtuar rregullimin e këtij rrjeti.

Raporti: Saranda Alshiqi
Kamera: Fisnik Slivova

Kjo është mënyra e vetme për ta siguruar ujin e pijes.

Për shkak të mungesës së ujit, banorët e lagjes “Ulqini” në Prizren detyrohen të mbushin rezervarët e tyre.

Me një gjendje të tillë ata përballen tash e më shumë se katër muaj.

Ndonëse arsyet nuk i dinë, banorët thonë se kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë, pasi që jetesa e tillë është e vështirë.

Nga Kompania Hidroregjioni Jugor në Prizren thonë se mungesa e ujit të pijes për këtë lagje, është si pasojë e problemeve në rrjet.

“Problemi është me rrjetin, për shkak se është i vjetër. Në këtë mënyrë edhe po pakësohet uji. Kemi biseduar me departamentin teknik ku pritet të bëhet projekti pasi që kyçja dhe rrjeti duhet të ndërrohen.”

Janë rreth 20 shtëpi të kësaj lagje të cilat kanë mungesë të ujit./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.