
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se qytetarët e fshatit Likoshan në Drenas po ankohen për mungesën e ndricimit publik.
Sipas qytetarëve ndriçimi në rrugë kryesore të fshatit është vendosur por jo edhe në vendet ku ata banojnë, raporton Gazeta10.
“Na problem me tension kemi që nga pas lufta dhe nuk është bërë asnjë investim, një herë kam qenë te kryetari i Drenasit dhe më ka premtuar se do ndërmerr masa, por nuk ka asnjë lajm”, tha ai.
Ai tregon se në këtë fshat janë 30 shtëpi dhe rrezikohen nga mungesa e ndriçimit.
Qytetari shton se edhe për tensionin e ulët të rrymës ka shkuar në KEDS në Mitrovicë por nuk kanë marrë përgjigje./Gazeta10