Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Banorët e Mazgitit të Obiliqit kundërshtojnë lokacionin e palestrës sportive

Gazeta10
05 October 2022 - 20:30

Reagime të banorëve të fshatit Mazgit i Ulëti të Obiliqit ka zgjuar ndërtimi i një palestre sportive para objektit të shkollës “Ibrahim Rugova”. Banorët thonë se kjo palestër duhet të ndërtohet mbrapa objektit, pasi një gjë e tillë do t’i pengojë nxënësit. E nga Drejtoria e shkollës dhe Drejtoria e Arsimit kanë thënë se ky vendim është marr për shkak se mbrapa objektit gjendet gypi i Iber-Lepencit dhe nuk mund të zhvillojnë punime në atë pjesë.

Raporti: Egzona Shala, Kamera: Rexhep Gashi.

Përballë dritareve të kësaj klase së shpejti pritet të ngritën muret e një palestre sportive, në fshatin Mazgit i Ultë i Obiliqit.

Ani pse mbrapa objektit të shkollës gjendet hapësirë e mjaftueshme, tashmë janë hapur themelet për ndërtimin e objektit.

Për ndërtimin e palestrës sportive në këtë lokacion, banorët e fshatit kanë shprehur shqetësim, duke thënë se kjo është në dëm të nxënësve.

Lulzim Berisha, thotë se nipat e mbesat e tij që vijojnë mësimin në shkollën “Ibrahim Rugova” do ta kenë problem zhvillimin e mësimit pasi nuk mund të depërtojë drita.

E një banor tjetër ka thënë se janë duke mbledhur nënshkrimet e bashkëfshatarëve për të dërguar peticionin në komunë.

Zëvendësdrejtori i shkollës, Ali Nimani ka thënë se nuk kanë qenë të përshtatshme kushtet për të bërë ndërtimin e objektit mbrapa shkollës.

Ai ka thënë se kanë marr kërkesë nga Komuna që të ndalen punimet mbrapa shkollës, pasi në atë pjesë kalon gypi i Iber Lepencit.

Nga Komuna e Obiliqit kanë dhënë të njëjtën arsye, duke thënë se nuk kanë dashur të rrezikojnë gypin, i cili gjendet shumë afër asaj zone.

Themelet e palestrës sportive janë vendosur me 20 shtator, derisa i njëjti projekt pritet të zhvillohet edhe në shkolla tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.