
Banorët e Obiliqit janë ankuar për afërsinë e hekurudhës deri në 1 metër afër shtëpive të tyre, raporton Gazeta10.
Lirim Ballacaku, banori nga Obiliqi, ka thënë se punimet për ndërtimin e hekurudhës kanë filluar shumë afër shtëpive të tyre.
“Katër shtëpi janë 6m afër binarëve ndërsa njëra është pak më larg, ndërtimi i hekurudhës ka filluar në shkurt, por afër shtëpive tona kanë filluar para dy dite gërmimet e reja. Këto punime kanë shkaktuar menjëherë dridhje të objekteve dhe shqetësime tek fëmijët.
Ai shton se kjo afërsi e hekurudhës deri në 1m afër shtëpive nuk është në përputhje me ligjin.
“Ligji thotë se duhet të jetë një largësi prej binarit të skajshëm deri në 25m nga skaji i hekurudhës, ndërsa ju mund të shihni se këtu punimet janë afër 1m”, tha ai.
Ai shton se Komuna e Obiliqit nuk është e kyqur në këtë projekt, dhe se ata duhet të drejtohen tek Infrakos, Ministria e Infrastrukturës dhe BERZH-i./Gazeta10