
Në emisionin “ Mëngjesi me Arben Ahmetin” disa banorë të Pejës janë ankuar se për shkak se rruga “Maria Shllaku” është e paasfaltuar çdo herë po kanë probleme me vërshime pas shiut, raporton Gazeta10.
Një banor ka thënë se kjo rrugë edhe me zhavorr është shtruar në mënyrë vetanake pasi që komuna nuk ka ndërmarrë asgjë.
“Rruga qëndron katastrofë, vetëm me zhavorr edhe këtë vetë e kemi bërë qysh kemi pas mundësi vetanake. Çdo vërshim që bëhet, këtu bëhet deri 80cm uji dhe duhet me intervenu menjëherë pas reshjeve të shiut. Por në qendër të qytetit të Pjesë, e vetmja lagje është që kurrë komuna s’ka intervenu. Mbi 100 kërkesa I janë bërë komunës por në vesh të shurdhër kanë shkuar. Është e pamundur qarkullimi i veturave këtu, dje pas vërshimeve kemi intervenu me bager këtu dhe zhavorr se është e pamundur me kalu.”, ka deklaruar një banor.
Lidhur me këtë kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se kjo pjesë e rrugës është pronë private dhe se intervenimi nuk mund të bëhet pa vendim të gjykatës./Gazeta10