Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banorët e Prekazit të Epërm kërkojnë vendosjen e trotuarit

Gazeta10
11 May 2023 - 8:25

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se në fshatin Prekaz i Epërm kanë mungesë të trotuarit dhe ndriçimit publik.

Nxënësit në këtë detyrohen çdo ditë të ecin deri në 1 km në këmbë për të shkuar në shkollë, raporton Gazeta10.

E për këtë janë shqetësuar prindërit e tyre pasi fëmijët në mungesë të trotuarit po rrezikohen çdo ditë.

“Një numër i madh i fëmijëve shkojnë çdo ditë në shkollë, fëmijët që janë në klasë të dytë dhe të tretë detyrohen prindërit ti dërgojnë me makinë në shkollë, ndërsa jo të gjithë prindërit i kanë mundësitë ti dërgojnë me makinë fëmijët në shkollë”, tha banori nga Prekazi.

E ai shton se kërkesën në komunën e Skenderajit e kanë bërë, por ende nuk ka ndodhur asnjë ndryshim./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=dXUGQHBOFj4

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.