Gazeta10

Banorët e Zllashit ankohen se ‘’hajdutët’’ po ua prenë pyjet

Banorët e Zllashit të Prishtinës, janë ankuar se persona të panjohur po prenë në mënyrë ilegale drunjtë në tokat e tyre.

Njëri nga vendasit që rrëfeu problemin e tij, tha se për këtë gjë është ankuar në polici, por sipas tij ata e neglizhuan rastin, shkruan Gazeta10.

‘’Na jem në hall me hajnat ilegal të pyjeve, çdo javë, çdo 10 ditë pa ardh me na u vjedh pyjet nuk jetë. Problemi është se nuk janë hajdutët e fshatit, por janë të panjohshëm. Janë të njohur për pylltar, Gjykata, Polici. Sot shkon në gjyq nesër e bën të njëjtin aksion. Unë ka ndodh jam shku dhe ia kam nxen drutë në oborr, ja kom konfiskuar drutë, e kom lajmëruar rastin në Polici, më ka thanë polici që s’kemi polic nuk kem ç’të bëjmë.”, ka thënë ai në “Mëngjesi me Arben Ahmetin”.

Tutje, banori ka shpjeguar se këtë problem e kanë 3-4 vite madje problem i njëjtë më herët kish qenë edhe me pyjet publike.

Kam biseduar me ta, më janë betuar që s’do të vinë më po prapë kanë ardh. Dje i kam përcjellë me kanë hetuar dhe kanë ndërruar drejtim. Këto probleme i kemi që 3-4 vite. Sa kishte pyje të shteti s’kemi pas problem, tash që s’ka na u kanë lëshuar në prona private. Janë 3-4 persona dhe policia i njeh mirë.”, shpjegoi tutje ai për Kanal10.

Kanal10 do të kontaktojë të gjitha institucionet përgjegjëse dhe do të iu mbajë të informuar për rastin./Gazeta10

NË FOKUS

IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
636e71b2-c97a-4fa6-9174-2f3caa828b7a
“Krejt robt ti q***a”- Presidenti i klubit Phoenix kërcënon dhe fyen redaktorin e sportit në Kanal 10, reagon AGK-ja
gllogjann
Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë
LAJMI-I-FUNDIT (1)
E tmershme| Një burrë torturon dy femra në një vendparkim në Prishtinë (VIDEO)
XHESI
“O Bes Kallaku”, reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert
439328729_763480792546922_594554059699914013_n
Njëri në gjumë, tjetri duke shikuar TV – Detaje nga dita tragjike e vrasjes së Gjyljeta Ukella
VDE
Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali