Gazeta10

Banorët në Gjilan në hall me reduktimet e ujit të pijshëm

Raporti: Viola Korça

Banorët e rrugës “Ahmet Korenica” në Gjilan tash e dy muaj po përballen me reduktime në furnizimin me ujë. Ata thonë se reduktimet po zgjarin me orë të tëra, e për këtë kanë njoftuar edhe kompaninë e ujësjellësit. Mirëpo, nga kjo e fundit kanë paralajmëruar se reduktimet do të vazhdojnë edhe më tej, dhe se me mungesë të furnizimit me ujë do të përballen edhe lagjet tjera të Komunës së Gjilanit, shkruan Kanal10.

Ka dy muaj që  Lumnije Selimi po detyrohet që në këtë mënyrë, të ruaj ujin e pijshëm.

Kjo për shkak të reduktimeve të shpeshta me të cilat po përballen banorët e rrugës “Ahmet Korenica” në Gjilan.

Selimi ka thënë se reduktimet në furnizimin me ujë po zgjasin me orë të tëra, andaj edhe po detyrohen që të gjejnë mënyra tjera për t’u furnizuar me të.

Selimi ka thënë se me reduktime në furnizimin me ujë po përballen vetëm banorët e kësaj lagje.

E për këtë, ajo ka deklaruar se kanë njoftuar edhe ujësjellësin.

Ndërkaq, nga KRU “Hidromorava” në Gjilan kanë thënë se kjo rrugë është në një pikë të lartë të qytetit, andaj edhe banorët po përballen me reduktime.

Nga kjo kompani janë shprehur se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë në të ardhmen, dhe se me mungesë të furnizimit mund të përballen edhe lagjet tjera të qytetit.

Aktualish nuk kemi ndonjë redukim të ujit për këtë pjesë të qytetit por për shkak se kjo rrugë është në pikë të lartë të qytetit ka edhe probleme te furnizimit me ujë. Situata mund të përkeqësohet edhe më shumë në të ardhmen dhe mungesa e ujit mund të ndihet edhe në pika të tjera të qytetit për shkak se niveli i ujit në akumulacionin e Përlepnicës po bie vazhdimisht dhe aktualisht është më shumë se 10 m nën nivelin maksimal”, thuhet në përgjigjen e KRU ‘Hidromorava” për Kanal10.

Përveç banorëve të lagjes “Ahmet Korenica” në Gjilan, edhe ata të lagjeve tjera disa herë janë ankuar për reduktime në furnizimin me ujë. /Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë