
Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmeti është raportuar nga një banor në qendër të Prishtinës, për zhurmën nga festivali “Street Party”, edhe gjatë të dielave, raporton Gazeta10.
Me një telefonatë më lidhje direkte, ankuesi tha se duhet të merret parasysh se e diela është ditë pushimi dhe shumë njerëz të hënën do të shkojnë në punë.
“E kanë blloku rrugën komplet komuna e Prishtinës tek kafet e vogla, deri në orët e vona, muzika deri në maksimum duke mos pasur që e diellja është ditë pushimi për njerëz , se të hënën do të shkojnë në punë apo cfardo veprimtarie tjetër që kanë…”, tha ndër të tjera telefonuesi.
Ai shtoi se kjo është një lloj trashëgimie nga ish0kryetari I komunës, Shpend Ahmeti dhe se për këtë problem janë ankuar por nuk është ndërmarrur dicka.
“Kjo është një lloj trashëgimie prej ish kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti… Kjo është dicka e paparanueshme, kemi pasur ankesa por është ende duke vazhduar”, tha ai./Gazeta10.