Gazeta10

Baraliu thotë se Kurti nuk do të heqë dorë nga parimet e dialogut

Analisti, Bleron Baraliu, ka thënë se presioni që po i bëhet Kryeministrit, Albin Kurti, nuk do ta bëjë atë të heqë dorë nga parimet e dialogut. 

“Nuk besoj që gjithë kjo trysni do të ketë ndikim në Kryeministrin Kurti për të lëshuar pe në parimet kryesore me të cilat ai po e ndërton qëndrimin në këtë dialog”, ka thënë ai në emisionin Politiko me Kushtrim Sadiku. 

Më tej, ai ka cilësuar se ajo çfarë po kërkon Kurti është më pak se reciprocitet sepse po tregon sepse jemi për fqinjësi të mirë, transmeton Gazeta10. 

“Reciprociteti i Kurtit është më pak se reciprocitet, sepse është paqësor dhe konstruktiv në thelb, sepse po thotë që ne do të lëshojmë pe në momentin që Serbia do lëshojë në një çështje të caktuar. Reciproke do të ishte nëse Kurti do të thoshte edhe ne do t’i ndalojmë targat dhe do t’i kërkojmë dokumentet, e do të presim”, ka deklaruar Baraliu./Gazeta10 

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë