Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barazuan në limit ndaj Milanit, Simone Inzaghi nuk kursehet: Na u mohua një penallti, fati ishte kundër nesh

Gazeta10
03 Shkurt 2025 - 13:39

Interi arriti të barazonte 1-1 ndaj Milanit vetëm në minutat shtesë të takimit. Një pikë shumë e vuajtur për zikaltërtit që fatmirësisht ia dolën të gjejnë rrugën e rrjetës për të shmangur humbjen ndaj rivalit kryesorë të tyre.

E padikskutim që pakënaqësitë janë të mëdha. E në këtë rast Simone Inzaghi ka rezervat e tij për gjykimin. Sipas trajnerit të Interit, zikaltërve iu është mohuar 1 penallti, e cila sipas tij do të vendoste edhe fatet e këtij takimi. Ai preku edhe golat e anuluar dhe shtyllat e goditura, duke nënvizuar se fati ishte kundër tyre.

“Djemtë ishin të mrekullueshëm, ata shkuan përtej thirrjes së detyrës, por pati shumë fat të keq kundër nesh, me tre gola të anuluar, duke goditur tre herë në shtyllë dhe një penallti vërtet të pastër që nuk u dha për Thuram.

Me kaq shumë incidente kundër nesh, ne arritëm të barazojmë në minutën e 93-të. Edhe Milani meriton komplimente, pasi ka intensitet dhe është gjithmonë i rrezikshëm në kundërpërgjigje, ndaj edhe ata bëjnë një paraqitje të mirë.

Është e qartë se ka keqardhje, sepse ne gjithmonë duam të fitojmë”, ka theksuar timonieri i zikaltërve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.