
Barcelona është shumë afër që të rinovojë kontratën me mbrojtësin e talentuar, Alejandro Balde.
Ekipi katalan dëshiron që t’i zgjasë atij kontratën deri në vitin 2026, dh eta bëjë atë anëtar të ekipit të parë.
Kontrata aktuale e Baldes me Barcelonën skadon në vitin 2024 dhe të dyja palët janë në bisedime të avancuara për të vazhduar bashkëpunimin.
Balde ka qenë senzacion këtë edicion te Barcelona, ku me paraqitjet e tij mjaft pozitive ka fituar pozitën e titullarit në krahun e majtë të mbrojtes.
Balde ka qenë më parë pjesë e grupmoshave të reja të ekipit katalan, ndërsa debutimin me ekipin e parë e bëri vitin e kaluar.
Falë paraqitjeve të mira këtë edicion, 19-vjeçari u ftua nga kombëtarja spanjolle për Kampionatin Botëror dhe zhvilloi katër ndeshje në Katar.
Këtë stinor, ai ka zhvilluar 20 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka arritur të dhurojë tre asistime.