Barcelona ka shënuar fitore të madhe ndaj Bayern Munich me rezultat 4-1 në kuadër të rrethit të tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Më të filluar ndeshja, katalunasit morën epërsinë me një kundër zbritje të shpejtë, kur Raphinha mori një top dhe kaloi edhe portierin Manuel Neuer për të shënuar për 1-0.
Bavarezët pas golit të pësuar u lëshuan në sulm dhe arritën të shënojnë me Harry Kane, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Pas pak minutash, Kane ishte në pozitën e duhur dhe arriti të shënojë kësaj radhe një gol të rregull për të barazuar shifrat në 1-1.
Por Barcelona mori kontrollin sërish në lojë dhe arriti të shënojë golin e epërsisë në minutën e 38-të për 2-1 me Robert Lewandowskin.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë sërish në skenë doli Raphinha që shënoi për 3-1.
Katalunasit shkuan në pushim me një epërsi të konsiderueshme.
Me të filluar pjesa e dytë, kapiteni i Barcelonës, Raphinha, kompletoi het-trikun me një gjuajtje të bukur nga e majtë për ta kapitulluar Neuerin (4-1).
Pas këtij goli loja ra paksa, me të dy skuadrat që kryen disa zëvendësime.
Në minutën e 83-të u shfaq rasti tjetër i mirë, por Robert Lewandowski nga pak metra nuk arriti të gjejë rrjetën.
Barcelona në fund iu gëzua fitores së madhe dhe tani ka 6 pikë dhe qëndron në pjesën e epërme të renditjes, ndërsa Bayern Munich kanëka 3 pikë.