Sulmuesi kosovar i Stuttgartit, Elion Bujupi ka shënuar një gol të bukur ndaj Crvena Zvezdas në kuadër të xhiron së pestë të UEFA Youth League apo Ligës së Kampionëve për U-19.
Stuttgart ka mbyllur pjesën e parë në udhëtim te Crvena Zvezda me epërsi 0-1, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin ‘Rajko Mitic’ të Beogradit.
Goli i vetëm në këtë ndeshje është shënuar në minutën e pestë të ndeshjes nga reprezentuesi i Kosovës, Eliot Bujupi.
Sulmuesi 18-vjeçar ka shënuar një supergol nga afërsia, por më parë ka trullosur një kundërshtar duke e dribluar brenda zonës.
Bujupi deri më tani në pesë xhiro të zhvilluara ka shënuar katër gola, teksa Stuttgarti U-19 renditet në pozitën e katërt në tabelë me 12 pikë.
Vlen të theksohet se Bujupi është reprezentues i rregullt i Kosovës U-19, teksa ka qenë i ftuar edhe me ekipin A të Dardanëve.