
Barcelona i ka ofruar Liverpoolit shkëmbimin e Memphis Depay dhe Roberto Firmino, shkruan Gazeta10.
Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona janë të interesuar që ta kenë Firminon në ekipin e tyre.
Ndërkohë Depay nuk bën pjesë në planet e Xavit dhe holandezi pritet të largohet nga Katalonia në merkaton e janarit.
Që të dy si Firmino ashtu edhe Depay nuk po kanë hapësira në klubet e tyre dhe ata pritet që shumë shpejt të ndërrojnë ambient.
Firmino është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015, por këtë sezon nuk ka pasur mjaftueshëm minutazh pasi ka luajtur në vetëm tetë ndeshje, prej të cilave ka arritur të shënoj tre gola dhe ka kontribuar me tre asistime.
Ndërkohë Depay këtë stinor deri më tani ka shënuar një gol ne tri ndeshje të zhvilluara.
Kontrata e të dy futbollistëve me klubet e tyre rrespektive përfundojnë në qershor të vitit 2023. /Gazeta10/