
Gara për transferimin e Fisnik Asllanit po bëhet gjithnjë e më interesante.
23-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij dhe me shumë gjasë sezoni i ardhshëm do ta gjejë atë në një nga gjigantët evropianë.
Por, duket se Barcelona e ka avantazhin për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Kosovës.
Në një intervistë të dhënë në tetor, Asllani kishte pranuar se klubi i ëndrrave të tij është Barcelona dhe se shpreson që një ditë të luajë për klubin katalan.
Kjo deklaratë e tij i ka vënë në një pozicion të favorshëm trajnerin Hansi Flick dhe Decon, të cilët e shohin sulmuesin si zëvendësim perfekt të Robert Leëandoëskit.
Klauzola e largimit të sulmuesit nga Hoffenheim është 30 milionë euro, me ç’rast e ka bërë një lojtar tërheqës për merkaton e verës.
Asllani vendimin përfundimtar për të ardhmen pritet ta marrë gjatë këtij muaji, teksa interesim për të ka nga shumë klube.
Bayern Munich, Dortmund, Chelsea, Tottehan, Aston Villa dhe Fenerbahçe po e rivalizojnë Barçën për transferimin e sulmuesit të Kosovës.
Në 23 paraqitje këtë edicion në Bundesliga, Asllani ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.