Sport

Barcelona zyrtarizon transferimin e Szczesnyt

Gazeta10
02 Tetor 2024 - 15:01

Në gusht të këtij viti kishte njoftuar pensionimin nga futbolli aktiv në moshën 34-vjeçare.

 

Por Wojciech Szczesny ka ndërruar mendje vetmë pak javë më pas dhe është rikthyer në fushën e blertë, të paktën deri në fund të sezonit.

 

Gardian polak ka nënshkruar kontratë me Barcelonën deri në fund të edicionit 2024/25.

 

Ky ishte një transferim emergjent i klubit katalan, pas lëndimi të rëndë që pësoi Marc Andre Ter Stegen, i cili humbi sezonin.

 

Szczesny ka një përvojë të madhe në futbollin evropian, ku ka luajtur për skuadrat si Arsenal, Roma dhe Juventus.

 

Periudhën më të ndritur në karrierë, polaku e kaloi te Juventusi, skuadër në të cilën ai qëndroi për shtatë vite.

 

Me Juventusin ai fitoi tri herë Scudetton, tri herë Kupën e Italisë dhe dy herë Superkupën.

 

34-vjeçari po ashtu ka edhe 84 paraqitje me kombëtaren e Polonisë.

 

Debutimin e tij me Barcelonën Szczesny pritet ta bëjë pas pushimit të ndeshjeve me kombëtare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.