Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Barrikadat, Vela: Beogradi mban përgjegjësinë për çdo përshkallëzim

Gazeta10
10 December 2022 - 20:00

Këshilltari i presidentes, Blerim Vela, duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, ka thënë se Beogradi mban përgjegjësi për çdo përshkallëzim, raporton Gazeta10.

 Vela ka thënë se vendosja e barrikadave në veri është bërë me udhëzime nga Beogradi.

Po ashtu ai ka përmendur edhe grupet që janë duke menaxhuar ato barikada.

Këtu keni postimin e plotë:

“Serbia ka udhëzuar strukturat e saj ilegale që të vendosin barrikada në veri të Kosovës. Anëtarët e të ashtuquajturës “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të PK-së që dhanë dorëheqjen në nëntor 2022, po menaxhojnë barrikadat. Beogradi mban përgjegjësitë e plota për çdo përshkallëzim”, ka shkruar Vela në Tëitter.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale në veri janë shtyrë për në prill të vitit 2023 teksa veriu i Kosovës është përballur me sulme sistematike me bomba si dhe sot edhe me vendosje të barrikadave në rrugë. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.