Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Basha e përdor një raport për t’i goditur mediat, thotë se po i ndihmojnë Serbisë e Rusisë  për të keqinformuar

Gazeta10
19 August 2024 - 9:51

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i ka sulmuar prapë mediat.

Ai ka përdorur një raport të Hibridit për dezinformatat në periudhën korrik 2023 deri qershor 2024.

Basha ka thënë se kryeministri Kurti është personi për të cilin keqinformohet më së shumti.

“Kryeministri Albin Kurti mbetet njeriu për të cilin më së shumti keqinformohet, dhe raporti tregon se publikimet keqinformuese në shqip për Kurtin ndërlidhen me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, armatosjen e FSK-së, dialogun Kosovë- Serbi, regjistrimin e popullsisë, rrëzimin e Qeverisë Kurti etj.”, ka shkruar Basha.

Ai ka thënë se mediat në gjuhën shqipe po i ndihmojnë Serbisë e Rusisë për të keqinformuar.

“Fushat me me së shumti keqinformime në kategorinë dezinformatë ndërlidhen me cështjet e sigurisë dhe politikës, dhe kjo na tregon se Serbia dhe Rusia janë aktive në vendin tonë dhe po punojnë shumë për të keqinformuar publikun për cfarëdo vendimi të Kryeministrit, por pa lënë anash mediume në shqip që po e ndihmojnë Serbinë e Rusinë në këtë keqinformim”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.