Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti, mbajnë sot konferencë për media lidhur me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qëndruan për disa ditë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në në vlerë prej 236.7 milionë euro e që është e fokusuar në sektorin e energjisë.
Sipas njoftimit zyrtar, konferenca nis në orën 12:30.
Ata do të flasin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se krerët e shtetit të shoqëruar edhe nga ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, kanë zhvilluar edhe takime të tjera, përfshirë arë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.