
Agim Maliqi e Ismet Munishi janë bashkuar sërish, kësaj radhe te skuadra e Prishtinës.
Kanal10 mëson ekskluzivisht se Maliqi do të jetë pjesë e shtabit teknik te Prishtina, ku në krye të këtij shtabi është Ismet Munishi.
Më parë, Maliqi ka qenë trajner tek Prishtina U19. Në rolin e ndihmëstrajnerit te ekipi nga kryeqyteti do të vazhdojë të jetë edhe Debatik Curri.
Kujtojmë që Munishi e Maliqi kanë punuar së bashku në shumë skuadra të Superligës, e së fundmi ishin së bashku edhe te Ballkani e Gjilani./Gazeta10/