
Analisti politik Basri Muja ka deklaruar në emisionin “Politiko” se Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka qenë më demokratike se Lidhja Demokratike e Kosovës në kohën e Ibrahim Rugovës.
Sipas Mujës, kjo lidhet me mënyrën e funksionimit dhe të vendimmarrjes brenda partive, duke argumentuar se gjatë periudhës kur LDK-ja drejtohej nga Rugova ka pasur më pak hapësirë për debat të brendshëm.
“Ka qenë më demokratike se LDK-ja e Ibrahim Rugovës. Pse? Sepse ai ka qenë një personalitet shumë i padiskutueshëm, shumë i paprekshëm. Fjala e tij ka qenë përfundimtare, nuk ka pasur shumë diskutim; fjala e tij ka qenë pikë”, ka thënë Muja.
Sipas tij, në atë periudhë qëndrimet kryesore kanë ardhur kryesisht nga një qendër e vetme vendimmarrëse, ndryshe nga partitë që, siç tha ai, kanë më shumë debat të brendshëm dhe përfshirje të anëtarëve në procesin e vendimmarrjes.
Muja theksoi se këto vlerësime i referohen mënyrës së organizimit politik dhe kulturës së brendshme të partive në periudha të ndryshme.
“Videon e plotë mund ta gjeni të bashkëngjitur.”