
Një objekt në qendër të Prishtinës është bastisur të mërkurën.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se dyshohet se në atë objekt ishin duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë. /Gazeta10/