Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Baton Zabërgjës i rritet vlera në “Transfermarkt”, po shkëlqen me Dinamon në Superiore

Gazeta10
26 March 2025 - 11:48

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Baton Zabërgja, vazhdon të ketë paraqitje tejet pozitive me fanellën e Dinamo Cityt në Superiore të Shqipërisë.

Pikërisht për këtë arsye, ai tashmë ka një çmim tjetër në treg. Në sajtin e njohur “Transfermarkt”, vlera e lojtarit 23-vjeçar është 700 mijë euro.

Zabërgja ishte i ftuar te Kosova për dy ndeshjet ndaj Islandës, por trajneri Franco Foda nuk ia dha asnjë minutë.

Sulmuesi anësor gjatë këtij sezoni në ligën e Shqipërisë ka zhvilluar 30 ndeshje, ka shënuar 10 gola dhe ka bërë nëntë asiste.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.