Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayern i bashkohet garës për shërbimet e Jeremie Frimpong

Gazeta10
07 April 2023 - 11:28

Bayern ka hyrë në garë për të transferuar në “Allianz Arena” gjatë merkatos verore mbrojtësin e krahut të djathtë, Jeremie Frimpong.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Bayern është i fasionuar me performancat e tij, dhe një ofertë për të  gjatë verës nuk përjashtohet.

Një arsye e fortë pse klubi bavarez vlerëson profilin e tij është sepse holandezi është lojtar versatil, dhe mund të mbulojë disa pozita në fushë.

Frimpong i cili aktualisht aktivizohet në radhët e Bayer Leverkusen, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.

Ai u bë pjesë e klubit gjerman pas një aventurë 2 vjeçare në Skoci me ekipin e Celtic. Shuma që Leverkusen pagoi për shërbimet e tij  ishte 11 milionë euro.

 Deri më tash këtë sezon, ai është paraqitur në 35 ndeshje në  të gjitha kompeticionet ku ka shënuar 8 gola e ka dhuruar 9 asistime.

Bayern para se të ndërmarrë hapa konkret, duhet të vendosin fillimisht në qoftë se ata dëshirojnë të aktivizojnë opsionin e blerjes për Joao Cancelon, i cili më herët këtë sezon iu bashkua atyre në formë huazimi nga Manchester City.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.