Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayern Munich dëshiron rinovimin me Harry Kane

Gazeta10
02 March 2026 - 13:20

Harry Kane është golashënuesi më i mirë në futbollin evropian këtë edicion.

 

Sulmuesi anglez ka statistika të frikshme, ku vetëm në 37 paraqitje ka shënuar 45 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

 

Kapiteni i kombëtares së Anglisë është në qendër të vëmendjes, teksa Bayern Munich që tani po mendon për një kontratë të re afatgjate me të.

 

Kontrata aktuale e Kane me kampionët e Gjermanisë skadon në vitin 2027, ndërsa “Bavarezët” po tentojnë që t’i ofrojnë atij kushte më të mira për të mbajtur në “Allianz Arena”.

 

32-vjeçari ka qenë i lidhur me një rikthim në Premierligë si dhe një transferim te Barcelona, por Bayerni nuk po mendon që ta lë atë të lirë.

 

Kane iu bashkua Bayernit në vitin 2023 nga Totteham për shumën e 95 milionë eurove.

 

Anglezi këtu fitoi edhe trofeun e parë në karrierën e tij si profesionist, teksa duket i lumtur me jetën në Gjermani.

 

Kane është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze, me 78 gola në 112 paraqitje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.