Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayern Munich – Dortmund, sfida për kreun e tabelës

Gazeta10
31 Mars 2023 - 11:25

Kjo fundjavë na sjell xhiron e 26-të në Bundesliga, e cila në përbërje ka disa ndeshje mjaft interesante.

Padyshim, vëmendja kryesore do të jetë në Mynih, ku do të përballën Bayerni dhe Dortmundi, sfidë e cila përcakton liderin e tabelës.

Ndeshja e cila luhet në “Allianz Arena” zhvillohet të shtunën e 1 prillit me fillim nga ora 18:30.

Ndërkohë, po të njejtën ditë, me fillim nga ora 15:30, Leipzigu do të jetë nikoqir i Mainzit, me këta të parët që po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Vendi i tretë në tabelë, Union Berlini këtë vikend do të luajë duelin ndaj Stuttgartit, i cili gjendet në pozitën e fundit në tabelë. Kjo ndeshje zhvillohet poashtu të shtunën me fillim nga ora 15:30.

Të drejtuarit nga Xabi Alonso, Bayer Leverkusen të shtunën udhëtojnë për në “Veltins Arena”, ku përballë do të kenë skuadrën e Schalke, të cilët rrezikojnë rënien nga liga pasi pozicionohen të parafundit në tabelë.

Ndeshjet tjera që plotësojnë këtë xhiro në elitën e futbollit gjerman janë: Frankfurt – Bochum, Freiburg – Hertha Berlin, Wolfsburg – Augsburg, Koln – Monchengladbach dhe Werder Bremen – Hoffenheim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.