Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayern Munich me lehtësi mposht Bochumin dhe mbetet lider në Bundesliga

Gazeta10
11 February 2023 - 17:32

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Bouchum me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 20-të në Bundesliga.

Bavarezët edhe pse kishin raste, golin e parë e shënuan në fundin e pjesës së parë.

Thomas Muller i iku bukur grackës së pozitës jashtë loje për të shënuar për 1-0.

Bayern Munich në minutën e 64-të, rriti epërsinë, duke shënuar me Kingsley Coman për 2-0.

Në minutën e 74-të, Serge Gnabry rriti epërsinë në 3-0 për të larguar dilemat e fituesi në këtë përballje.

Bavarezët janë lider me 43 pikë në Bundesligë, ndërsa Buchum mbetet i 15-ti me 19 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.