Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayerni hyn në garë për Kim Min-jae

Gazeta10
17 June 2023 - 17:04

Bayern Munichu ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit jugkorean të Napolit, Kim Min-Jae.

Bavarezët e shohin Kimin si zëvendësues të Lucas Hernandezit, që pritet të zyrtarizohet te skuadra e Paris Saint-Germainit.

“Kicker” ka shkruar të shtunën se Bayerni ka pasur takim me përfaqësuesit e jugkoreanit, dhe tashmë do t’i bëj konkurrencë Manchester Unitedit për shërbimet e tij. Kim u transferua te Napoli i Amir Rrahmanit nga Fenerbahe në verën e vitit të kaluar për 18 milionë euro.

Në 35 ndeshje të ligës me 26-vjearin në skuadër, Napoli mbajti portën e paprekur në 16-të ballafaqime.

Kim ka kontribuuar edhe me dy gola e dy asistime në titullin e parë të Napolit që prej vitit 1990, dhe të tretin në histori të klubit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.