Një 11 metërsh i fituar në mënyrë perfekte nga Bayern Munich-u i ka çuar bavarezët në epëris ndaj Arsenalit.
Ndeshja që po luhet në “Emirates Stadium” është e para mes dy ekipeve, në kuadër të çerekfinales së Champions League.
Ndonëse Arsenali kaloi në epërsi që në minutën e ’12-të, Bayern Munich shënoi 7 minuta më vonë golin e barazimit.
Në minutën e ’32-të, Harry Kane shënoi për 1:2 për Bayernin nga pika e bardhë e penaltisë, pas ndërhyrjes që u bë ndaj Glenn Nyberg.