
Bayern Munichu është futur në garë për shërbimet e mesfushorit francez, Adrien Rabiot.
Bëhet e ditur se Bayerni është i vendosur për t’i rivalizuar skuadrat e mëdha nga Anglia për francezin, i cili në verë do të mbetet lojtar i lirë.
Rabiot nuk ka dhënë sinjale se do ta vazhdojë kontratën me Juventusin, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga ekipi italian në fund të sezonit. Ai nuk është i kënaqur me ofertën e Juventusit dhe po shqyrton ofertat e skuadrave të tjera.
Thuhet se Bayerni i ka ofruar atij kontratë katërvjeçare, pasi po e sheh si përforcim të duhur prej sezonit të ardhshëm.
27-vjeçari ka 6 gola e 2 asistime në 27 ndeshje këtë sezon, ndërsa Juventusit iu bashkua në vitin 2019 si lojtar i lirë.