Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayerni triumfon kundër PSG-së, Milani mposht në shtëpi Tottenhamin

Gazeta10
14 February 2023 - 22:57

Kanë përfunduar dy ndeshjes e para të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ku u zhvilluan dy përballje mjaft interesate, me Bayernin që e mposhti në “Parkun e Princave” PSG-në, ndërsa Milani arriti fitore në shtëpi kundër Tottenhamit.

Në ndeshjen ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Bayernit, ekipi mysafir e dominoi sfidën nga fillimi dhe arriti një fitore më se të merituar, me rezultat minimal 0-1.

Momenti kyç i kësaj përballje ishte ai i minutës së 52-të, kur Kingsley Coman realizoi pas asistimit të Alphonso Davies për të kaluar ekipin gjerman në epërsi.

Në fund të ndeshjes PSG-ja kishte disa raste të mira shënimi, por që rezultati mbeti i pandryshuar.

Në anën tjetër, Milani ka arritur një fitore minimale në “San Siro” kundër Tottenhamit.

Goli i vetëm në këtë ballafaqim u shënua në minutën e shtatë të ndeshjes, ku Brahim Diaz shënoi me kokë për 1-0.

Me këtë fitore, “Rossonerët” bëjnë një hap para çerekfinales së këtij kompeticioni.

Ndeshjet e kthimit ndërmjet këtyre skuadrave luhen më 8 mars.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.