Gazeta10

BE deklarohet për rregulloren BQK-së që përjashton dinarin në Kosovë

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, në konferencën e sotme për media në Bruksel, tha se Unioni ka kërkuar sqarime nga Kosova për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon përdorimin e valutave të huaja në vend, përfshirë edhe dinarin serb.

Stano tha se Kosova dhe Serbia duhet që tema të tilla të adresojnë në tavolinën e bisedimeve të lehtësuara nga BE-ja, raporton express.

 “Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, arsyet, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë, por në përgjithësi Kosova dhe Serbia pritet që të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në stabilitetin në terren”, tha Stano.

“Ne i nxisim të dyja palët dhe iu bëjmë thirrje që të adresojnë këto tema në kornizën e dialogut e lehtësuar nga BE”, shtoi ai.

Më 17 janar, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njoftoi se nga 1 shkurti, valutë e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë, do të jetë euroja.

Serbët në Kosovë vazhdojnë të përdorin edhe dinarin si valutë dhe marrin paga në dinarë nga Serbia.

Pas alarmit që ngriti presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Kosova do t’i ndalë transaksionet e pagesave me dinarë, ka reaguar edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

“Këtë çështje e ngrita në bisedën time me kryenegociatorin nga Kosova, z. Bislimi. I kërkova që të përgjigjet në disa pyetje të rëndësishme. Dhe së dyti, atë informacion ia kam përcjellë Brukselit dhe shërbimet tona tani janë duke e analizuar situatën. Presim që ta dalin shumë shpejt me ndonjë qëndrim të përbashkët dhe zyrtar”, tha Lajçak.

Kundër vendimit të BQK-së ka dalë partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Srpska, që mbështetet nga Beogradi, duke tentuar që vendimin e BQK-së ta paraqesin si “dhunë” të kryeministrit Kurti ndaj serbëve të Kosovës dhe thanë se ky vendim i “regjimit të Albin Kurtit është vendim për dëbimin e serbëve nga këto zona pa përdorimin e armëve”.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua