Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BE-ja bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë aktorët për të shmangur përshkallëzimin në Venezuela

Gazeta10
04 January 2026 - 22:09

BE-ja po bën thirrje për “qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë aktorët, për të shmangur përshkallëzimin” pas ndërhyrjes së SHBA-së në Venezuelë, ka raportuar BBC..

Në deklaratën e re të kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, dhe të nënshkruar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së përveç Hungarisë, thuhet se “e drejta e popullit venezuelian për të përcaktuar të ardhmen e tyre duhet të respektohet”.

“Respektimi i vullnetit të popullit venezuelian mbetet e vetmja mënyrë që Venezuela të rivendosë demokracinë dhe të zgjidhë krizën aktuale”, thuhet në të.

Ende nuk ka pasur asnjë koment nga përfaqësia e Hungarisë në BE se pse vendi nuk e nënshkroi deklaratën.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.