Lajme

BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet, ambasadori Orav: Riafirmohet përkushtimi ynë për demokracinë

Gazeta10
09 Janar 2025 - 16:42

Aivo Orav, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, përmes një postimi në rrjetin social ‘‘X’’, ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë.

Ai ka thënë se përmes kësaj, riafirmohet angazhimi i BE-së për demokracinë.

“I lumtur të mirëpres ekipin kryesor të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së (MVZ) sot në Kosovë. MVZ do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke riafirmuar angazhimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.