Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

BE: Kemi marrë parasysh kushtet e Kurtit për Asociacionin

Gazeta10
12 February 2023 - 18:38

Raporti: Kanal10

BE-ja është shprehur e gatshme të ndërmjetësojë të gjitha diskutimet mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nga Brukseli kanë thënë se i kanë marrë parasysh edhe komentet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me Asociacionin. Nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se asnjë Asociacion që mund të ketë kompetenca ekzekutive nuk do të pranohet nga Kosova. Kurse, analistët thonë se presin zhvillime konkrete rreth planit franko-gjerman.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se i ka marrë parasysh komentet e Kosovës rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ditë më parë kishte deklaruar se janë gjashtë kushte që duhet të plotësohen, për të themeluar një mekanizëm të tillë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se ata janë të gatshëm të ndërmjetësojnë për diskutimet mbi Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut.

Sipas tij, forumi për të diskutuar krijimin e Asociacionit si dhe çdo propozim që mund të kenë të dy palët, është në kuadër të dialogut.

“Kemi marrë parasysh komentet e kryeministrit Kurti në lidhje me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt. Forumi për të diskutuar krijimin e Asociacionit, si dhe çdo propozim që mund të kenë të dy palët, është në kuadër të dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet mbi Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut.”, Peter Stano – Zëdhënës i BE-së.

Por, nga partia në pushtet janë deklaruar se asnjë Asociacion që mund të ketë kompetenca ekzekutive nuk do të pranohet nga Kosova.

Deputetja e Partisë “Guxo”, Jeta Statovci, ka thënë se çfarëdo mekanizmi me segmente një-etnike është në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Kurse, profesori i shkencave politike, Dorajet Imeri, ka thënë se e takimi Kurti-Vuçiq do të ndodh shumë shpejtë, madje pret edhe lëvizje konkrete në bazë të propozimit të BE-së.

Ndërkaq, profesori Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se plani evropian është pasojë e dështimit të negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel.

Sipas tij, ky plan ka për qëllim stabilizimin e tensioneve mes të dyja vendeve, por jo edhe njohjen reciproke.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës e ka pranuar planin franko-gjerman, duke e konsideruar atë si bazë të mirë për procesin e dialogut, derisa

Derisa, kryeministri i vendit, Albin Kurti, në kuadër të gjashtë kushteve për themelimin e Asociacionit ka përmendur që një mekanizëm i tillë mund të zbatohet vetëm pas njohjes reciproke dhe se ai nuk duhet të jetë një-etnik, e as kompetenca ekzekutive.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.