Gazeta10

BE: E ardhmja evropiane e dy shteteve, varet nga progresi në dialog

Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano, duke komentuar takimin e ardhshëm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe gjatë të enjtes së ardhshme, ka thënë se po angazhohen për të çuar përpara të gjitha çështjet në dialog, sepse pa progres në dialog nuk do të ketë progres në rrugën e anëtarësimit në BE të të dyja vendeve.

Stano i bëri këto komente gjatë një konference për media, ku është pyetur edhe për çështjen e reciprocitetit me targa në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është diskutuar tash e sa kohë në Bruksel por që nuk është zgjidhur.

“Nuk i takon BE-së t’u imponojë zgjidhje partnerëve, veçanërisht partnerëve të cilët shprehen shumë qartë se objektivi i tyre strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Pra, procesi i anëtarësimit drejt BE-së, rruga drejt BE-së, është në fakt leva që BE-ja ka. Dhe ne, natyrisht, po e përdorim sepse çështjet që ju përmendët, po trajtohen mes palëve me ndihmën dhe lehtësimin e Bashkimit Evropian. Shumë çështje që po shkaktojnë acarime në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës trajtohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Por ky është pikërisht ai që quhet dialog i lehtësuar, nuk është dialog i detyruar, kështu që ne mund të lehtësojmë për aq kohë sa ka vullnet nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje kompromisi. Ne i ndihmojmë ata të gjejnë zgjidhjen e kompromisit, por u takon atyre që të jenë gati për kompromiset e nevojshme”, tha ai.

Madje, sipas tij, lehtësim të dialogut do të bëjnë edhe të enjten e ardhshme, ku në Bruksel do të ketë takim në mese Kurtit dhe Vuçiqit.

“Këtë do të përpiqemi të bëjmë në çdo takim të ardhshëm. Përfshirë takimin e nivelit të lartë të enjten e ardhshme, në Bruksel mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, për të çuar përpara të gjitha çështjet në dialog, sepse pa progres në dialog, dhe kjo nëse dëshironi një levë shumë të fortë, nuk do të ketë progresin në rrugën e anëtarësimit në BE të të dyja palëve. Pra, kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e tyre evropiane, është e rëndësishme të përparojnë në dialogun e lehtësuar nga BE. Sepse pa këtë nuk do të ketë përparim dhe objektivi i tyre strategjik nuk do të përmbushet. Nuk do të jetë e mundur. Nëse nuk ka përparim, nuk mund të përparoni në procesin e përgjithshëm, BE-ja po bënë çfarë po mundet por përsëri, ne nuk mund të imponojmë, sepse kjo nuk është ajo që bëjmë ne, ne mund t’i ndihmojmë ata të sillen në mënyrë evropiane, që do të thotë të gjejnë kompromisin, sepse duke gjetur kompromisin, kjo është mënyra se si funksionon Bashkimi Evropian dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi t’i ndihmojmë ata të arrijnë”, tha ai.

Çështja e targave është diskutuar edhe para një viti në Bruksel, ku palët u pajtuan për një zgjidhje të përkohshme stikersa. Megjithatë, kryeministri Kurti pati vendosur që më 1 gusht të nis zbatimi i vendimeve për targa dhe letërnjoftime, gjë që edhe tensionoi situatën në veri të vendit. Për gjithë ato tensione, akterë ndërkombëtar e vendor, thanë se janë të nxitura nga Beogradi zyrtar.

Kurti pas konsultimeve me ambasadorët në Kosovë, vendosi që më 1 shtator të rifillojë zbatimi i vendimeve për targa dhe letërnjoftime. /Kp

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë